La gjallë vetëm djalin 11-vjeçar/ Lidhja e autorit me gruan e familjes me 4 të vrarë në Greqi
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku 4 anëtarët e një familjeje shqiptare janë gjetur të vrarë.
Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit. Identeti i tyre nuk është bërë ende publik.
Viktimat u therën me thikë, sipas policisë, dhe bëhet e ditur se gjallë mbeti vetëm djali 11-vjeçar.
Kjo pasi dyshohet se autori që ka kryer krimin makabër, e ka lënë gjallë, pasi është djali i tij me ish-bashkëshorten të cilën e masakroi për vdekje.
Po ashtu ai vrau bashkëshortin e ish-gruas, dhe dy fëmijët e tyre.
Policia tha se po kërkon një shtetas shqiptar për ta marrë në pyetje,por ende nuk ka mundur ta gjejë.