Lady Gaga në çdo zhanër, tani në filmin vizatimor më të dashur

Lady Gaga ka marrë elozhe të rëndësishme për interpretimin në filmin e Bradley Cooper “A Star Is Born” dhe tani duket se “Disney” ia ka vënë syrin për rolin ikonë në historinë e kinemasë së animuar. Këngëtarja është në krye të listës për karakterin e Ursulës në versionin live action të “The Little Mermaid”.

Emri i Gagës nuk është i vetmi që qarkullon për rolin e shtrigës së keqe nënujore, në prodhimin e ri kinematografik, me aktorë realë, të klasikut “Disney”. Ndërsa për rolin kryesor, atë të sirenës Ariel, është përmendur Zendaya.

“Sirena e vogël” doli në sallat e kinemave amerikane në vitin 1989 dhe u prezantua jashtë konkursit në Festivalin e Cannes 1990. Është një ndër sukseset e animuara dhe një ndër princeshat më të dashura.

Lady Gaga ka fituar një “Golden Globe” si “Aktorja më e mirë” në një mini serial televiziv, për rolin në sezonin e pestë të “American Horror Story”.

 

Share With:
Translate »
695 Views