LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, nëna në gjendie të rëndë e ndërron jetë foshnja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hanin e Elezit. Si pasojë e aksidentit, një foshnjë ka ndërruar jetë ndërsa ka ngelur e pl agosur një grua, nëna e foshnjes.

Meidat e Kosovës raportojnë se ngjarja është regjistruar pranë fshatit Gorancë. E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa foshnjes do t’i bëhet autopsia.

Në drejtimin e automjetit ka qenë nëna e foshnjes, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës që lamë pas.

Emrat e nënës dhe foshnjes nuk janë bërë ende publikë. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
677 Views