LAJM I FUNDIT/ Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Tiranë, ndërron jetë në spital vajza 20 vjecare
Ka ndërruar jetë 20-vjecarja e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e cuar në 51 bilancin e viktimave. 20-vjecarja është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, nga tërmeti shkatërrimtar. Burime nga spitali i traumës konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se 20 vjecarja nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur.