LAJM I FUNDIT/ U dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid pasi lindi fëmijën, vdes 24 vjeçarja

24 vjeçarja Xheni Kaba e cila u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid menjëherë pasi lindi fëmijën, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

E reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së saj, mjekët vendosën të bënin një lindje të parakohshme. Kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e saj duke bërë që të nisej me urgjencë për trajtim në Turqi pasi ishte edhe e prekur nga Covid.

Fatkeqësisht mësohet se e reja nuk ka mundur ta fitojë betejën me armikun e padukshëm.

Share With:
Translate »
203 Views