LAJM I MIRË/ Nga e hëna, mësimi pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore

Duke filluar nga e hëna, mësimi në shkollat e vendit do të bëhet pa turne ndërsa orët mësimore do të kenë kohëzgjatje normale. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një video-mesazh informues.

Ministrja bëri të ditur se vendimi është marrë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik të Ekspertëve. Po ashtu, vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve.

Share With:
Translate »
229 Views