Lajme të bukura nga “Koço Gliozheni”! Dita sot nisni me trenjakë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ndarë në rrjetin e saj social Facebook një rast të veçantë lindjeje në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku nëna solli në jetë trinjakë, dy vajza dhe një djalë.

Lindja ndodhi në javën e 35 të shtatzënisë, përmes një ndërhyrjeje cezariane. Si nëna ashtu edhe foshnjat gëzojnë shëndet të mirë.

Ministrja Koçiu, shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor të maternitetit, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë me të cilën ata mundësojnë ardhjen në jetë të sigurt të foshnjave.

Një lindje e veçantë dhe një histori suksesi nga materniteti “Koço Gliozheni”, ku Brunilda solli në jetë trinjakë, dy vajza dhe një djalë. Në javën e 35, përmes ndërhyrjes cezariane dhe pas një ndjekjeje të kujdesshme për shkak të hipertensionit gestacional, gjithçka shkoi me sukses për nënën dhe foshnjat e saj. Mirënjohje për ekipin multidisiplinar të maternitetit “Koço Gliozheni” që me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri, bëjnë të mundur që jetë të reja të vijnë në botë të sigurta”, shkruan Koçiu.

Share With:
Translate »
152 Views