Lajmi i ëmbël: Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë
Futbollisti i Kombëtare Kosovare Vedat Muriqi është bërë baba për herë të dytë. E shoqja, Edibe ka sjellë në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.

Edibe ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet dora e foshnjës së porsalindur. “Mirë se erdhe bebushe! Është vajzë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Çifti janë prindër dhe të një djali, me të cilin nuk i kursejnë postimet në rrjete sociale.





