LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i vdekur 29-vjeçari që masakroi gruan shtatzënë në sy të fëmijëve
Gjendet një person i vdekur në Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në fushën e grumbullimit të mbetjeve.
Raportohet se viktima është 29-vjeçari Demokrat Medinaj, i cili masakroi me thikë bashkëshorten Irvana Medinaj.
Policia njofton se sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.