LAJMI I FUNDIT/ Një 28-vjeçare shtatzënë me Covid ndërron jetë tek Infektivi
Një ngjarje e rëndë raportohet nga spitali Infektiv, ku një grua shtatzënë e infektuar raportohet se ka ndërruar jetë, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid.
E ndjera E.D. raportohet se kishte 3 ditë që ndodhej e shtruar dhe trajtohej në terapinë intensive.
Mësohet se 28-vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se ka pësuar hemorragji të brendshme në njërin prej reparteve të kirurgjisë teksa mjekët përpiqeshin t’i jepnin ndihmë
Ky është rasti i parë në Shqipëri që një grua shtatzënë humb jetën nga virusi.