Lamtumira prekëse e nënës së 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari: ‘Udhët të mbarë shpirti im, shihemi përsëri’

GREQI- Me fjalë të ndjera dhe prekëse është shprehur nëna e 21-vjeçares greke e cila ndërroi jetë sot, pasi u përplas nga një 26-vjeçar shqiptar në Selanik.

Sipas mediave greke, në një postim në Facebook nëna e Emanuelës i ka dhënë asaj lamtumirën e fundit duke theksuar dhe dhimbjen e thellë që ndjen nga ikja e parakohshme e saj.

“A jemi ne një ëndërr e një hije, apo një hije e një ëndrre? Në mjegullat e zeza, bukuria e pafundësisë. Udhët të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë. Nuk po them lamtumirë dashuria ime, por shihemi sërish! Të dua deri në parajsë dhe mbrapa dhe do të të dua sa të jetoj dhe të marr frymë”- ka shkruar ajo.

Familja e studentes fatkeqe nga Chania vendosi të dhurojë organet e vajzës së tyre pasi siç përmendi nëna e saj, Emmanuela ishte një mrekulli fëmijë dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë për të tjerët. Varrimi i studentes së re, e cila ka studiuar në Shkollën Veterinare të AUTH-së, pritet të bëhet në vendlindjen e saj, në Chania.

21-vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e dyfishtë

Vajza e re ka mbetur e plagosur rëndë në orët e para të së martës, teksa është tërhequr zvarrë përgjatë rrugës Egnatia nga makina e drejtuar nga 26-vjeçari shqiptar dhe më pas ka mbetur e gjakosur në asfalt. Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe ajo u shtrua me mbështetje mekanike në Repartin e Mjekimit Intensiv. Shqiptari u largua nga vendngjarja me shpejtësi ku jo vetëm që nuk i dha ndihmën e parë por e shtypi për herë të dytë në momentin që tnetoi të largohej.

Share With:
Translate »
106 Views