Lamtumirë veshje të gjera. Mamatë në pritje duan paliçeta ngjitur për trupi
Nuk është më koha e fustaneve të gjera për vajzat shtatzëna. Në modë janë paliçetat, të cilat tregojnë barkun e rrumbullakosur dhe për më tepër janë shumë të rehatshme. Vajzat e njohura shqiptare kanë qenë ndër të parat që e kanë përqafuar këtë trend dhe me stilin e tyre do t’ju frymëzojnë dhe ju (sigurisht nëse jeni shtatzënë).
Orinda Huta duket se është fiksuar pas paliçetave dhe herët e fundit është shfaqur me paliçeta rozë, të kuqe dhe me lule.
Elita Rudin gjithashtu gjatë shtatzënisë e pamë veshur me paliçeta leopardi e dukej shumë rehat në to.
Ndërsa Sara Hoxha, Afërdita Dreshaj dhe Anxhelina Kotorri ju japin një tjetër ide për këto ditë të nxehta që po afrojnë: paliçeta treçerekëshe.