Landi u bë baba dhe nuk na tregoi asgjë, por të paktën zbuluam gjininë nga komentet e miqve
“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, shkruan Landi i West Side Family, shkëputur nga teksti i këngës së parë me grupin.
Në duar mban një bebe dhe gjithë miqtë e urojnë. Mes tyre ka edhe nga ata që shkruajnë: Me jetë të gjatë vajza. Siç duket kanë ndonjë informacion më shumë.
Landi e ka mbajtur shumë larg publikut jetën private.

Rreth një vit më parë pranoi se është i dashuruar, por kaq. Sot është baba dhe me shumë mundësi i një vajze.