Larg nga gjithçka, Nora Isftrefi publikon pushimet luksoze me Renee

Emri i saj është më i lakuari në këto ditë të fundit të verës, pasi martesa e saj me Robertin ka përfunduar.

Ndaj këto ditë Nora Istrefi ka bërë gjënë më të mirë, duke u larguar nga vendi  së bashku me vajzën e saj Renee, për të kaluar disa ditë pushimi.

Këngëtarja ka postuar video të Renne ndërsa shihen duke shkuar për t’u relaksuar në një pishinë. Pavarësisht se nuk ka dhënë detaje se ku po e kalon këtë kohë, nga postimet e Norës duket se ajo ka zgjedhur një resort luksoz.

Pas heshtjes që pasoi, rrëfimin e ish-bashkëshortit të saj mbi ndarjen, Nora Istrefi ka nisur me publikimet në Instagram. Edhe pse çdo gjë është e fokusuar tek vajza e saj dhe pa bërë asnjë reagim rreth ndarjes.

Nora dhe Robert Berisha i dhanë fund lidhjes së tyre, pas 13 vitesh bashkë.

Share With:
Translate »
811 Views