Larg nga i ftohti, ky është destinacioni i pushimeve familjare të Elitës dhe Gjikos

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë vendosur të lënë pas temperaturat e ulëta të dimrit për të shijuar disa ditë relaksi nën rrezet e diellit.

Destinacioni i përzgjedhur i çiftit këtë herë është Dubai, ku po kalojnë momente të bukura së bashku me fëmijët e tyre.

Në këto ditë të ftohta janari, Elita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale “20 momente nga Dubai”, duke treguar se si po e kalojnë kohën në një nga vendet më të nxehta dhe më luksoze.

Në fotot e publikuara, shihet e gjithë familja e bashkuar, duke shijuar mbrëmjet e bukura pranë qendrave tregtare dhe atraksioneve ikonike të qytetit.

Çifti nuk ka kursyer imazhet ku shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe fëmijëve, duke dëshmuar se pushimet familjare janë prioriteti i tyre.

Këto postime janë mirëpritur nga fansat e tyre të shumtë, të cilët i kanë mbushur me komente pozitive dhe urime për këtë udhëtim të veçantë.

Pushime të mbara!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

Share With:
Translate »
58 Views