Larg Zërit për disa orë qejfi, Elita Rudi zbulon pamjet nga festa e ditëlindjes së saj në club nate
Ditën e djeshme moderatorja, Elita Rudi festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Në këtë ditë speciale bukuroshja mori shumë dashuri në rrjetet sociale nga fansat, miqtë dhe të afërmit e saj, të cilët e uruan publikisht me fjalët më të ëmbla.
Por sigurisht që vëmendjen më të madhe e rrëmbeu urimi i bashkëshortit të saj Gjikos, i cili edhe këtë herë nuk zhgënjeu me fjalët e urimit.
Edhe një herë tjetër ai i shprehu Elitës dashurinë me fjalët më të zgjedhura.
Të gjithë urimet Elita i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe përveç tyre ka treguar edhe momente nga festa. Moderatorja ka zgjedhur të festojë me mikeshat e saj në një nga koncertet që Gjiko ka mbajtur në Prishtinë