Largohet nga Afrika për çështje politike, Evelina tregon si erdhi në Shqipëri shtatzënë 8 muajshe
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Evelina e cila rrëfen se është detyruar që të largohet nga vendi i saj Afrika për çështje politike që nuk preferoi t’i tregojë. Ajo tregon vështirësitë që është përballur me ardhjen e saj në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur në Shqipëri?
Evelina: Në vitin 2015.
Ardit Gjebrea: Nga cili shtet?
Evelina: Jam nga Kongo, është në qendër të Afrikës.
Ardit Gjebrea: T’i pse erdhe në Shqipëri?
Evelina: Jam larguar, isha e detyruar të largohesha nga vendi për një çështje politike që nuk dua ta them. Kam gjetur një person që tha do të të ndihmon të largohesh nëse do të largohesh. Doja të ikja në një vend që të isha e sigurt dhe e gjetëm këtu në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Ti kur edhe në Shqipëri erdhe si një vend i sigurt apo si një vend transit?
Evelina: Jo vetëm transit sepse unë nuk e dija se ku do shkoja. Por për mua ishte vetëm të largohesha.
Ardit Gjebrea: Si erdhe në Shqipëri?
Evelina: Më ndihmoi dikush.
Ardit Gjebrea: Po kur erdhe çfarë dije ti për Shqipërinë?
Evelina: Për Shqipërinë kam mësuar në shkollë, në historinë e botës ose Europës, kaq. Nuk e dija shumë historinë e Shqipërisë apo popullin shqiptar.
Ardit Gjebrea: Po ti për çfarë ke studiuar?
Evelina: Unë kam mbaruar shkollën për juriste në Kongo.
Ardit Gjebrea: I mbarove studimet aty?
Evelina: Jo i lashë në gjysmë në vitin e fundit. Se kur ndodhi ajo që ndodhi, u detyrova të largohesha.
Ardit Gjebrea: Kur ndodhi ajo që ndodhi, t’i ishe shtatzënë?
Evelina: Isha shtatzënë.
Ardit Gjebrea: Në Kongo?
Evelina: Po.
Ardit Gjebrea: Sa muajsh ishte Viktori kur erdhe këtu?
Evelina: 8 muaj.
Ardit Gjebrea: Ku ka lindur Viktori?
Evelina: Në Tiranë, tek materniteti i ri.
Ardit Gjebrea: Pra Viktori ka pasaportë shqiptare, ti Viktor je shqiptar?
Viktori: Po.
Ardit Gjebrea: Çfarë je më shumë, shqiptar, apo kongolez?
Viktori: Shqiptar, më pëlqen më shumë. /