Larja e të porsalindurve me vezë, a është e dëmshme për shëndetin e tyre

Në kohët e para familjet e fëmijëve të porsalindur e këshillonin nënën e re që ta bënte larjen e fëmijës duke përdorur të verdhën e vezës, sidomos gjatë 40 ditëve të para. Kjo “traditë” në disa vende ekziston ende, duke mos marrë parasysh që mundësitë për të zgjedhur një shampo të përshtatshme bebesh janë të shumta.

Por, a e di nëna e re se duke e larë fëmijën me vezë rrezikon që fëmijës ajo t’i shkaktoje alergji? Disa ndoshta edhe e dinë, pasi nuk ka pediatër që e aprovon një gjë të tillë, dhe nuk ka pediatër që nuk e paralajmëron nënën për një alergji të mundshme, por ka shumë gra që nuk preferojnë të vënë në zbatim këshillat e tyre.

Alergjia nga veza

Alergjia nga veza është alergjia më e shpeshtë në fëmijë dhe prek 2.5 % të fëmijëve, kryesisht në fëmijërinë e hershme. Fëmija mund të jetë alergjik ndaj të gjithë komponentëve të vezës, ose vetëm të bardhës apo të verdhës. Në mjaft raste kjo alergji largohet rreth moshës 5 vjeçare, por këta fëmijë kanë predispozitën për të zhvilluar Asthma Bronchialis dhe Rhinitis Alergjik.

Duhet që veza dhe gjithë produktet që e përmbajnë të përjashtohen nga dieta. Duhet të lexoni me kujdes përbërjen e gjithë produkteve të gatshme që konsumoni, në mënyrë që të siguroheni se nuk përmbajnë vezë.

Share With:
Translate »
1153 Views