Laura Pausini: Jam e çmendur si gjyshja, asaj nuk iu bë vonë kur vdiq gjyshi

Këngëtarja italiane Laura Pausini në një intervistë për Vanity Fair ka treguar më shumë detaje nga jeta e saj personale.
Gjatë intervistës këngëtarja është shprehur se shpirtin rebel që ka i rrjedh nga familja e saj: “Unë jam një vajzë e mirë, por jam dhe pak e çmendur”- është shprehur ajo.
Sakaq, ka treguar dhe një histori aspak të zakontë për publikun. Këngëtarja ka treguar se gjyshja e saj nuk e kishte vrarë shumë mendjen për vdekjen e gjyshit pasi ai dikur e kishte lënë për një tjetër.
“Unë jam aq kokëfortë sa gjyshja ime. Emri i nënës së babait tim ishte Maria. Ajo është e çmendur dhe mrekullueshme. Priti në një kopsht të madh të gjitha macet dhe qentë endacak në vend”- është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.

Share With:
Translate »
846 Views