Ledion Liço merr postin e rëndësishëm në mbretërinë Hoxha
Prej më shumë se dy vitesh, Ledion Liço i ka munguar ekranit dhe është zhdukur nga rrjetet sociale. Së fundmi, në media po qarkullon një lajm i rëndësishëm rreth tij.

“Revista Who” ka raportuar se Ledioni ka marrë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Kujtojmë se në qershor u përfol se Ben Blushi nuk do të jetë më në krye të Top Channel dhe se në vendin e tij do vijë Ledioni.




