Ledion Liço përshkruan Krishtlindjen me sytë e të birit
Ka qenë një ditë aktive postimesh për Ledion Liçon. Në fillim fare, ka uruar Eno Popin që pret të bëhet baba, ka bërë një njoftim për audicionet e fshehura të The Voice Kids, ka dhënë një mesazh përmes një fotoje, por sigurisht ka bërë dhe një postim për Krishtlindjen.

Ka zgjedhur formën më të bukur! Babait të një djali të vogël nuk i duhet të shkarkojë foto apo mesazhe nga interneti. Ai ka sytë e të birit. “Krishtlindje e paqtë, si sytë e tim biri”, shkruan Ledioni.
Ledion Liço ka postuar një foto të London-it të vogël në vendin e tij më të dashur gjatë këtyre ditëve, me ç’kemi kuptuar, pranë arushave dhe pemës. Nuk ka çfarë kërkon më shumë!