Ledion Liço shfaqet në ekranin e Tv Klan për 1 Qershor

Tv Klan dhe Top Channel kanë qenë gjithmonë në një luftë të ftohtë me njëri-tjetrin. Kemi qenë gjithmonë kuriozë për të parë figurat e tyre në ekranet konkurrente. Kohët e fundit, është vënë re një thyerje akulli.

Kujtojmë kohën kur në studion e “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar figura ikonë e Tv Klan, Blendi Fevziu.

Ndërsa sot, i ftuar në emisionin “Rudina” ishte Bledi Strakosha. Me rastin e 1 Qershorit ai foli edhe për projektin e tij “Si në përralla”. Ky është një format për prindërit dhe fëmijët për përrallat klasike të rrëfyera nga figurat e dashura të ekranit. Pjesë e këtij projekti është bërë edhe Ledion Liço i cili ka lexuar përrallën “Sirena e vogël”.

Teksa shfaqeshin pamjet mbulim të formatit të Bledi Strakoshës, në ekran u shfaq edhe Ledion Liço, këtë herë nën logon e Tv Klan. Por pavarësisht kësaj, jemi të bindur që Ledioni nuk ka ndërmend të bëjë një lëvizje drejt televizionit konkurrent. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
871 Views