Ledioni falenderon Zotin, Sara falenderon Ledionin dhe ne u shkrimë së qeshuri

Siç ju bëmë me dije pas ditë më parë, motrat Hoxha sëbashku me partnerët e tyre ndodhen aktualisht në Paris. Por ditën e sotme një foto e moderatorit Ledion Liço duket se ka tërhequr vëmendjen. Ai ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me vogëlushin e tij London Noor në krahë, ndërkohë që janë të veshur thuajse njësoj siç tashmë e kanë kthyer në traditë.  Krahas fotos ai ka shkruar se ndihet falenderues për vogëlushin e tij, ndërsa ua ka drejtuar pyetjen se ndaj kujt ndihen falenderues fansat e tij. Siç e do zakoni nuk ka munguar komenti i menjëhershë i partneres së tij trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha, e cila ka shkruar: “Që ti e ke nxjerrë shëtitje”. Sara tashmë ka kohë ta shijojë Parinin më e qetë, ndërkohë që Ledioni na tregon fytyrën e tij prej babai shembullor! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
719 Views