Ledioni kështu e uroi vjehrrën për ditëlindje mes spektaklit
Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço mbrëmë në mes të spektaklit ka uruar vjehrrën e tij për ditëlindje në fjalët më të bukura.
Ai është shprehur “Doja të përfitoja nga rasti t’i uroja ditëlindjen zonjës të vërtetë, të mrekullishmes asaj që drejton këtë kompani që jam pjesë edhe unë, Vjollca Hoxhës e cila sot feston ditëlindjen, kjo si për të thënë se vjehrra ime është më e mirë se ajo e Jozit”.
Kujtojmë se Ledioin është pjesë e Top mediat tash e disa vite, e që së fundi po e drejtojnë edhe ‘Big Brother-in’ se bashku me Sarën, bashkëshorten e tij