Leja e lindjes mbaroi, zbulohet seriali i ri shqiptar që do rikthejë Klea Hutën në aktrim
Muajt e fundit, Klea Huta i është dedikuar plotësisht shtatzënisë dhe tashmë të birit, Krid. Të paktën kështu mendonim ne, pasi ditën e djeshme është zbuluar projekti me të cilin do t’i rikthehet ekranit. Klean do ta shohim sërish si aktore, një ndër pasionet e saj që në fëmijëri.
Gjithçka është bërë e ditur nga postimi i banorit të Big Brother 2, Bjordi Mezinit. Ai ka prezantuar trailerin e projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”. Nga videoja dhe hashtaget nën të, kuptojmë se bëhët fjalë për një serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori.
Krahë Kleas, do të jenë edhe personazhë të tjerë si Erblin Bajko, Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj. Nuk ka ende një datë për publikimin, por nga aq sa pamë mezi presim të marrim vesh detajet e tjera!