Lëkundje tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë e Durrës
Shënohen lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 18:45 në zonën e Elbaaanit, por janë ndjerë edhe në Tiranë, Durrës e Lushnje.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte me magnitudë 4.2.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Shezë të Elbasanit dhe thellësia e tij ishte 10 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme.