Lëng molle me karrotë: Ja përfitimet që merr organizmi menjëherë pas konsumimit
Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme.
Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme të listuara:
-Mbani larg radikalet e lira
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.
-Zbusni rrezikun e diabetit
Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.
-Mbani peshë më të mirë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.
-Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë
Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.
-Sy të mprehtë
Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.
-Imunitet më të fortë
Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.
-Kocka dhe dhëmbë të fortë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
-Shëndeti i traktit urinar
Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.
-Kujdes
Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij. Nëse e teproni, karrota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës. Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve./AgroWeb