Lëngu i portokallit ndihmon në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut
Shtypja e lartë e gjakut, ndryshe njohur si hipertensioni, i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës – ku vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është i prekur nga një sëmundje një në çdo katër persona.
Ushqimet e caktuara mund të kenë ndikim negativ në shtypjen e lartë të gjakut, posaçërisht ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të kripës, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, kaliumi është mineral i cili ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut duke i balancuar efektet negative që kripa i ka në trupin tuaj.
Në fakt, ata tregojnë se lëngu i portokallit është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Kalium mund të gjeni edhe në patate, banane, jogurt dhe në qumësht pa yndyrë.
Vlen të ceket se hipertensioni mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, madje mund të shpijë edhe në sulm të zemrës e të trurit, prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni atë.