Leter Babait!

I dashur Baba! Me pyesin se cfare regjimi ndjek ti, per kete rini te perhershme! I papergatitur i them se ti ben ecje te largeta. Oret e gjata te punes mbi piano t’a perterijne shpirtin. Si pije te preferuar ke notat muzikore. Jam deshmitar, cfare nuk ben me to, kur dehesh. Ne ushqim je nazeli, pasi do vetem muziken serioze, profesioniste.

I dashur Baba! Me tej ata me pyesin se a vizitohesh ti? Po vizitohet. E mat tensionin cdo dite. Ka nje shok mjek. Me te rri shpesh. Merakli i pandreqshem, e mban doren tek pulsi. Vetem se tension kane ata kompozitore qe konkurojne me te ne festival, sepse gjithmone ia ka rrembyer cmimet. Edhe kur nuk ia japin, me pahir ia jep publiku me duartrokitje. Ankth kane ata qe e kane zili, sepse nuk kane talentin tend. Po me zemren? Zemra i rreh si e nje djaloshi. Si nje simfoni. Po me koken si ia ben? Koken e ka plot me muza, frymezime dhe figuracione. I shkruan ato neper partitura, pentagram, kopertina, letra, piceta, mbulesa tavolinash, telefon apo cfare t’i vije per mbare, me kujton Modiglianin!

I dashur Baba! Me thone se sa vjec je ti, se askurre nuk e kuptuan. Tani qe e mendoj, nuk kane faj. Nuk di si t’i pergjigjem. E veshtire! I them se vitet nuk kane rendesi, nuk kuptojne! Vazhdoj me tej duke i thene se, ti nuk di te numerosh, e ke humbur sensin e kohes, ose “numeron” mbrapsht, per shembull numrat ne torten e ditelindjes. Sepse numrat jane per ata qe kane frike vdekjen dhe nuk mund t’a kuptojne qe njeriu mund te vdese edhe kur jeton. E me andej i them se vitet e tua, jane me pak se talentet qe ke nxjerre me mund dhe gjak nga qyteti i Fushe-Krujes, ne kanto, kompozicion, instrument, aktrim, koreografi, skenografi, gazetari dhe letersi. I shpjegoj se ata qe kane vdekur per se gjalli jane ata qe kane hequr nga puna mesuesin e ketyre talenteve qe kane pushtuar skenat kombetare e nderkombetare. Ata qe nuk te deshen, e Zoti nuk e di a i ka falur, kane sot nje cekic ne dore dhe ngulin gozhda neper derrasa, por sa here qe ata godasin, aq here shperthejne talentet e Profesor Yllit. Sa here qe ata shkulin, aq here shperfaqen dhe plasin cmimet e Profesor Yllit. Eshte nje loje e humbur pra per ata dhe nje fitore e shkelqyer per Profesorin. E ndjeni apo jo?! Profesori madje fitoi edhe gjyqin…

I dashur Baba! Me pyesin nese do te ngjaj! Pyetje e veshtire, sepse kam jetuar me ndikimin tend dhe kam bere c’mos per t’a shmangur. Nuk me pelqen kjo pyetje, sepse ti je me i gjalli mes te gjalleve dhe te vdekurve qe jane gjalle. E zemra jote nuk ka as fill dhe as fund. A mundem une te mos kem krenari legjitime qe jam biri yt? Cfare do te doja me shume?!

Sepse ti je njerezor, teper njerezor…

Aulon Kalaja

Share With:
Translate »
974 Views