Letra e profesorit drejtuar studentes që la shkollën për të rritur fëmijën po bën xhiron e botës
“Do të isha shumë i lumtur ta mbaja atë në krahë teksa mësoja”. Letra prekëse që i drejtoi profesori nxënëses së tij e cila u detyrua të linte shkollën për t’u kujdesur për vajzën e saj, arriti të tërheqë vëmendjen e njerëzve në mbarë botën.
Të balancosh shkollën me angazhimet e tjera si, puna, vullnetarizmi apo kurset jashtëshkollore, është shumë e vështirë për çdo student kolegji. Por bëhet akoma më e vështirë për ata student të cilët janë prindër. 21-vjeçarja Morgan King e kupton më mirë se të gjithë këtë situatë, pasi ajo është nënë e një vajze 3-vjeçare që u bë pengesë për zhvillimin e shkollës së Morgan. Deri më sot janë kujdesur prindërit e Morgan për Korbyn e vogël, por kohët e fundit ata kanë pasur detyrime të tjera dhe Morgani nuk ishte në gjendje për të gjetur një babysitter. Ditën e parë të shkollës shokët dhe mësuesi i saj u shqetësuan shumë kur panë që Morgani mungonte, gjë që e shtyu profesorin të mësonte më shumë. Kur ai e mori vesh arsyen pse Morgan kishte lënë shkollën, vendosi të shkruante një letër shumë prekse për atë. Në këtë letër profesori shprehu keqardhjen e tij për Morganin dhe se e kuptonte shumë mirë hapin që ajo kishte hedhur. Ai nuk nguroi as ta ftonte atë dhe bijën e saj t’i bashkoheshin klasës së tij dhe tha se do të ndihej shumë mirë nëse një vogëlushe do të bëhej pjesë e klasës. Menjëherë pas kësaj erdhi përgjigjja e Morgan, në Twetter, ku ajo u shpreh shumë mirënjohëse kundrejt profesorit dhe se do të ishte kënaqësi e madhe që ta mbante Korbyn në krah teksa dëgjonte mësimin. Eh, sa mirë do të ishte që të gjithë profesorët të ishin kështu.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.
