Leucemia akute rrezikon t’i marrë jetën, vogëlushja 3-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Gilda Uka është një vogëlushe 3-vjeçare e cila është e sëmurë me leucemi akute.

Siç thonë edhe familjarët e vogëlushes, shanset që ajo të kurohet në Shqipëri janë pothuajse zero.

Për këtë arsye, ajo është dërguar në Itali për të marrë kujdes shëndetësor. Gjithsesi, duke qenë se është shtetase shqiptare, vështirësitë ekonomike për familjen e Gildës rriten me dërgimin në Itali.

Siç thotë edhe një i afërm i vajzës, spitalet italianë nuk u japin mundësi shtetasve që vijnë nga vende jo anëtare të BE-së për t’u kuruar njëlloj si të tjerët. Për të filluar kurimin e Gildes duhen rreth 30,000€, pa llogaritur këtu edhe seancat e kimioterapisë që do të pasojnë.

Familja Uka e ka të pamundur që t’i përballojë të gjitha shpenzimet e vetme dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të kenë mundësi t’iashpëtojnë jetën vajzës.

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të kontribuar me sado pak, familjarët kanë krijuar një llogari gofundme ku mund të ndihmoni.

Një familjar shkruan për JOQ Albnia:

Kjo esht mbesa ime Gilda Uka, ka 3 vjeç dhe është e sëmure me leucemi akute. Në Shqipëri mundësia për ta kuruar është pothuajse zero, për këtë kemi vendos që ta sjellim në Itali. Duke qenë shtetase Shqiptarë edhe në Itali veshtersit janë shumë të mëdha, spitalet italian nuk u japin mundësi shtetasve extra UE per t’u kuruar njëlloj si të tjerët. Per të filluar kurimin e Gildes duhen 30000€, pa numëruar kemiot që do fillojnë pastaj. Është një shumë që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj e vetme. Për këtë po ju kërkoj, me dorën në zemër, të na ndihmoni me aq sa keni mundesi. Flm nese e shperndani.”

Share With:
Translate »
1522 Views