Liam nuk donte të divorcohej nga Miley, deri në momentin që familja e tij…
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe duket se shumë shpejt do të firmosin edhe divorcin. Me sa duket, fotot e Miley-t duke u puthur me Kaitlynn kanë bërë që Liam të mos e mendonte dy herë ndarjen dhe jo vetëm kjo, por edhe reagimi i familjes së tij ndaj atyre fotove i vendosi vulën gjithçkaje.
“Liam bëri kërkesën për divorc pasi Miley po tregohej shumë e hapur për marrëdhënien e saj me Kaitlynn. Ai mendonte se gjërat mund të rregulloheshin, por ato foto i dhanë fund. Liam vjen nga një familje konservatore dhe ata u tmerruan nga ato foto”, -është shprehur një burim për Us Weekly.
Pra, edhe pse marrëdhënia e tyre kishte marrë fund para se Miley të fotografohej me Kaitlynn, gjërat mund të ishin rregulluar, por ato foto ishin një goditje e madhe për Liam. Nga ana tjetër, Miley është shprehur se është më e lumtur se kurrë. Tani mund të themi se s’ka më kthim pas.