Lian shikon prindërit duke u puthut dhe komenti i tij na shkriu së qeshuri
Vesa Luma e ka nisur ditën duke u përkujdesur dhe duke biseduar me djalin e saj Lian. I vogli është një nga fëmijët ‘VIP’ më të dashur për publikun dhe kjo vetëm falë momenteve të ëmbla që publikojnë Vesa dhe Big Basta.
Pak minuta më parë, këngëtarja e njohur ka publikuar një video shumë të ëmbël të të voglit, e cila nuk duhet humbur. Siç kuptohet, Lian i ka parë prindërit duke shkëmbyer një puthje dhe ka një koment shumë të çiltër për këtë detaj. “Babi po hante mamin”,-shprehet ai teksa Vesa e xhiron. Më tej, i vogli tregon edhe me lëvizje si ndodhi çdo gjë. Vesa nuk i ka mbajtur dot të qeshurat nga komenti i çiltër i djalit të saj. Kjo video padyshim ka për t’ju shijuar shumë dhe do ju zbukurojë ditën.