Ligji kundra abortit në Texas acaron aktoren amerikane
Ligji i ri kundër abortit në Texas ka shkaktuar shumë polemika në rrjet e midis tyre dhe aktorja e njohur amerikane, Uma Thurman, e cila rrëfeu sesi u detyrua të abortonte kur ishte aktore adoleshente, e lënë shtatzënë nga një burrë “shumë më i moshuar”.
Legjislacioni i ri i abortit, i cili po kontestohet në gjykata, ndalon ndërprerjen e shtatzanisë nëse dallohet aktivitet kardiak i fetusit.
Aktorja e njohur tha se ka ndjekur miratimin e ligjit “me trishtim të madh madje me tmerr” prandaj vendosi të ndajë eksperiencën e saj “me shpresën të ndihmojë në ndërgjegjësimin për gratë në pozita të dobëta, te të cilat ligji ka efekt të menjëhershëm.”
Thurman shpjegon më tej se kur ishte adoleshente mbeti shtatzënë nga një burrë shumë më i moshuar, kur ishte larguar nga shtëpia dhe aktronte në Evropë.
Thurman shkruan:
“Kam nisur aktrimin kur isha 15 vjeçe, punoja në mjedise ku isha shpesh fëmija i vetëm në dhomë. Në adoleshencën e vonë mbeta shtatzënë aksidentalisht nga një burrë shumë më i moshuar. Jetoja në Evropë vetëm me një valixhe me vete, larg familjes, nuk dija çfarë të bëja. Doja ta mbaja beben, por si?”.
Aktorja shton më tej se kishte kërkuar ndihmë nga familja.
“Ne vendosëm si familje se nuk mund të vijoja shtatzaninë dhe pranoj se ndërprerja ishte zgjedhja ime, gjithsesi zemra ime ishte thyer”.
“Aborti në adoleshencë ishte vendimi më i veshtirë i jetës time, më trishton edhe tani, por ishte rruga te jeta plot gëzim e dashuri që kam pasur. Anullimi i shtatzanisë së hershme më bëri të rritem e të bëhem nëna që desha të bëhem”.