Lind në avion, kompania i bën vogëlushit një dhuratë të përjetshme

Në avionin e kompanisë libiane “Buraq Air” gjatë fluturimit nga Tripoli deri në Niameya, kryeqendra e Nigerit, ka lindur një fëmijë i seksit mashkull. Siç shkruan CNN, nënën gjatë lindjes e kanë ndihmuar anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët. Kompania libiane njoftoi se foshnjes i ka ofruar fluturime falas në linjat e saj gjatë gjithë jetës. Në faqen e Facebook-ut kompania theksoi se janë shumë të lumtur se nëna me sukses ka lindur pikërisht në mjetin e tyre të fluturimit.  Është interesante se nëna i dha emrin fëmijës sipas kapitenit të avionit në të cilin lindi, Abdul Baset.

Share With:
Translate »
1371 Views