Lind vajzën në banjë: Nuk kisha asnjë shenjë, s’e dija që isha shtatzënë

Në moshën 29-vjeçare Sarah Bailey, e kishte idenë se çfarë ishte shtatzënia, pasi kishte sjellë në jetë tre fëmijë. Por një e papritur i ndodhi në 12 prill, ku pa pasur dijeni që ishte shtatzënë dhe pa asnjë simptomë, solli në jetë një fëmijë.

E gjithë familja u trondit, i shoqi David Lee, 29 vjeç, djali Rio 11 vjeç, dhe vajzat Isabella dhe Tamiya, 2 vjeçe. Për të mos folur për nënën 60-vjeçare të Sarah, Pat, e cila e ndihmoi të bijën të lindte vajzën Desirae, në dyshemenë e banjos së shtëpisë së saj në Middlesborough, Angli, pasi ishte e vetmja që kuptoi në atë moment se ai gjak i humbur nuk ishte hemorragji, por lindje.

Sarah dhe David, as që e prisnin, duke qenë se ajo kishte marrë gjatë gjithë kohës kontraceptiv, nuk ishte shëndoshur dhe ishte po masa 42 si dhe ciklin e kishte të rregullt.

E vetmja gjë që kishte ndjerë ishin disa dhimbje barku, por të cilat i justifikoi prej kapsllëkut, nga i cili vuante prej kohësh.

Mjekët i shpjeguan se plançeta ishte në një pozicion të tillë, përballë mitrës, sa që e fshihte shtatzëninë dhe nuk shfaqte asnjë shenjë.

“Ishte e pabesueshme. Shihja tensionim të madh tek vetja. Nuk e kisha idenë se isha shtatzënë. Pasi linda kujtova se gjatë gjithë kohës kisha pirë alkool dhe nuk isha ruajtur nga asgjë, duke u ndjerë në faj”, tha ajo, shkruan noa.al.

Sarah shton se e ëma meriton një medalje, pasi e kuptoi shumë shpejtë se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri.

Tashmë që kanë kaluar katër muaj, Sarah e ka marrë veten, por është përballur me disa probleme në mitër dhe i është dashur disa herë të bëjë transfuzione gjaku

Share With:
Translate »
848 Views