Linda Halimi heq dorë nga ‘Kënga Magjike’ dhe arsyeja është kjo

Këtë vit Linda Halimi ishte një nga emrat pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’, por këngëtarja ka vendosur të mos e vazhdojë konkurimin. Gjatë ditës së sotme qarkulluan zëra se ajo nuk do ishte më pjesë e festivalit dhe fjalët i konfirmoi vetë artistja për ‘Iconstyle’. Këngëtarja ka zbuluar se për shkak të vajzës së saj, që është shumë e vogël, dhe rrugës së largët mori vendimin që të mos e vazhdonte më rrugëtimin në ‘Kënga Magjike’. “Rruga e gjatë, kam vajzën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, ka thënë Linda për ‘Iconstyle’. Këngëtarja u rikthye në festival pas 9 vitesh dhe u prezantua me këngën ‘Want my love’, që u mirëprit nga publiku për ritmin e bukur.

 

 

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Linda lë në mes garën në “Kënga Magjike”, pasi para disa vitesh ajo u përjashtua për shkak se u paraqit me vonesë në prova.

Share With:
Translate »
833 Views