Linda Rama bëhet gjyshe, vajza e saj sjell në jetë fëmijën e parë
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është bërë gjyshe.
Rea, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë ka sjellë në jetë një djalë, sipas burimeve të Kids’Time.
Ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike, kështu ka ndodhur edhe për shtatëzaninë dhe si e tillë, nuk dihet ende asgjë për partnerin e saj.
Rea është vajza e Lindës dhe Thanas Xhillarit, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Rea ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë dhe zotëron një biznes, laborator dizanji.
