Lindën me IFV, Kanye West quan binjakët e Beyonce dhe Jay-Z “të vonuar”
Kanye West “sulmoi” fëmijët më të vegjël të Beyonce dhe Jay-Z në një postim në X të martën mbrëma, 18 mars, në të cilin ai i quajti ata “të vonuar”.
Konkretisht, ai ka shkruar për binjakët 7-vjeçarë të çiftit, Rumi dhe Cher: “Prit, a i ka parë dikush ndonjëherë fëmijët më të vegjël të Jay-Z dhe Beyonce? Ata janë “të vonuar”. Jo, fjalë për fjalë, dhe kjo është arsyeja pse fekondimi artificial është një bekim, të kesh fëmijë “të vonuar” është një zgjedhje.”
Reperi e ka fshirë postimin e tij, për ta rikthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Megjithatë, ai ka sqaruar se nuk e ka fshirë për t’u dukur “njeri i mirë”. Siç tha ai: “Nëse Twitter heq @m@k tim
West, i cili bashkëpunoi me Jay-Z në albumin e vitit 2011 Watch the Throne, që atëherë është distancuar nga ish-bashkëpunëtori i tij. Sulmi i West ndaj fëmijëve të çiftit të famshëm erdhi si pjesë e një shpërthimi “të gjatë” në rrjetet sociale.
Të shtunën, më 15 mars, West publikoi këngën “Lonely Roads Still Go to Sunshine”, në të cilën ai akuzoi ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, se po përpiqej të pengonte vajzën e tyre 11-vjeçare, North, të merrte pjesë në këngë. Kënga përfshin gjithashtu reperin kontrovers Sean “Diddy” Combs.