Lindën në tre vite të ndryshme, por këto tre motra festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Tre shtatori është një nga ditët më të bukura kalendarike për çiftin Jeremy dhe Sauhry Turner nga Ocala në Florida, pasi vetëm pak javë më parë ata sollën në jetë pjesëtaren më të re të familjes, në të njëjtën datë me dy motrat e tjera.

“Jam mbi re, ndihem babai më i lumtur në Ocala,” tha Jeremy Turner, në një intervistë për “Good Morning America”. “Jemi bekuar me tre vajza të bukura të shëndetshme dhe jemi shumë të lumtur”.

Lindën në tre vite të ndryshme, por këto tre motra

Motra e madhe e foshnjës, Jasmine lindi më 3 shtator 2020. Një vit më vonë, nëna lindi vajzën Jessica, më 3 shtator 2021, ndërsa bebja më e vogël në familje vogëlushja Juliet, erdhi në jetë në të njëjtën ditë me dy motrat e tjera: 3 shtator 2023.

“Ne ishim të shokuar dhe të befasuar që e treta donte të lindte më 3 shtator, si dhe motrat e tjera të saj,” tha Jeremy Turner.

Stafi mjekësor i spitalit ku lindi mamaja e tri vajza ishte po aq i habitur. Jeremy Turner tha se mjekët i thanë çiftit se nuk kishin parë kurrë një rast të tillë më parë. Në ditën e lindjes, ai tha se fjala rastësi u përhap në të gjithë spitalin.

Sipas babait të tre fëmijëve, në ditën e lindjes së Juliet-ës, ai mundi të largohej nga spitali për njëfarë kohe për të festuar ditëlindjet e dy vajzave më të mëdha që prisnin në shtëpi.

Lindën në tre vite të ndryshme, por këto tre motra

Ai shpreson ta çojë familjen në Disney World për të festuar ditëlindjet e vajzave vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje se dy motrat më të mëdha të Juliet janë fanse të filmave të Disney.

Lindën në tre vite të ndryshme, por këto tre motra

“Jam i lumtur që i shoh ato të treja të rriten dhe të luajnë me njëra-tjetrën dhe pres me padurim të shoh se çfarë do të bëhen në të ardhmen,” përfundoi ai.

Share With:
Translate »
98 Views