Lindi nga një nënë surrogate? Naomi Campbell flet për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës

Supermodelja Naomi Campbell i surprizoi të gjithë disa ditë më parë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Naomi ndau në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare.

 

Modelja etiketoi në postim nënën e saj, Valerie Morris-Campbell, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë së fundmi ajo ka rrëfyer momentin kur u bë nënë për herë të parë. Modelja ka treguar se kur u bë nënë, ishte duke dëgjuar Bob Marley-n.

“Muzika është me mua në momentet më speciale, ju e dini sapo u bëra mama dhe ndërkohë që vajza vinte në jetë, unë dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia”, është shprehur Naomi Campbell.

Ndonëse Naomi nuk ka treguar se si ka ardhur në jetë vogëlushja, shumë dyshojnë se atë e ka sjellë në jetë një nënë surrogate. Tre javë para se vajza të vinte në jetë, modelja u fotografua në New York, vendin në të cilin jeton aktualisht dhe nuk u pa me bark të rrumbullakosur. megjithatë do të presim derisa ajo të vendosë vetë të flasë dhe të zbulojë çdo detaj.

Share With:
Translate »
442 Views