Lindita Theodhori: I dua nuset se m’i kanë bërë djemtë të lumtur
Këngëtarja e viteve ’90, Lindita Theodhori është rikthyer ditët e fundit me një këngë të re pas 20 viteve jetesë në Angli. Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, djemtë e saj janë rritur ajo është bërë gjyshe dhe vjehrrë. Kështu që në një intervistë për Rudinën foli gjatë për familjen e saj dhe marrëdhënien me nuset e djemve që të gjithë e kanë me shumë merak.

“M`i kanë bërë djemtë shumë të lumtur. U kam lënë në dorë më të shtrenjtët dhe ato dinë se si t`i trajtojnë. Jemi si tre shoqe të ngushta, si tre motra i dua shumë dhe është reciproke”, tha Lindita Theodhori duke shtuar se njeriu duhet të dijë në jetë vendin që i takon.
Në fund edhe dy nuset me fëmijët i dërguan video mesazhe të ngrohta. /Tiranapost.al