Lindja përmes prerjes cezariane, rrit mundësinë e zhvillimit të alergjisë së vonshme te fëmijët

Fëmijët e lindur përmes prerjes cezariane, kanë pesë herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë alergji nga mosha dy vjeç e sipër, sesa ata që lindin përmes një lindje normale.

Zbulimi erdhi nga një studim i ri i kryer hulumtuesit e spitalit Henry Ford dhe u prezentua në Akademinë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë në takimin vjetor në San Antonio, shkruan burimi WebMd përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet përkojnë me hulumtimet e mëparshme të cilat demonstruan që fëmijët e lindur me prerje cezariane kanë më shumë të ngjarë të kenë astmë sesa foshnjat që lindin natyrshëm.

Ndër të tjera, thuhet se në raportet e mëparshme është mbështetur fakti se fëmijët me prerje cezariane kanë një rrezik në rritje të alergjive ushqimore dhe diarresë gjatë vitit të parë të jetës.

Autore kryesore e studimit Christine Cole Johnson, tha për burimin WebMd se:

“Kjo avancon më tej hipotezën e higjienës që ekspozimi i hershëm i fëmijës ndaj mikroorganizmave ndikon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe fillimin e alergjive. Ne besojmë se ekspozimi i një fëmije ndaj baktereve në kanalin e lindjes është një ndikues kryesor në sistemin e tyre imunitar”.

Share With:
Translate »
226 Views