Lindsay Lohan mund të ketë ngelur shtatzënë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme!
Lindsay Lohan konfuzoi gjithë dynjanë ditën e djeshme. Në llogarinë e saj në Instagram aktorja amerikane postoi një pikturë në të cilën shfaqet një grua, e lidhur me një kokë fëmije përmes një kordoni umbelikal.

Në nënshkrim Lohan ka shënuar hashtag- un #metoo (#edhe unë). Hashtag- u është përdorur nga gra në mbarë botën, të cilat treguan historitë e tyre të ngacmimeve apo abuzimeve seksuale.

Fotoja tronditi fansat duke i bërë të mendojnë se mos ndoshta Lindsay është përdhunuar dhe më keq akoma, ka mbetur shtatzënë.

Nisma #MeToo nisi nga aktorja Alyssa Milano e cila shkruajti: “Nëse të kanë ngacmuar apo kanë abuzuar me ty seksualisht atëherë shkruaj #edheunë.”
Fotoja në fakt lë vend për dyshime të shumta. Mbase aktorja ka dashur të thotë se një botë me gra të dhunuara do të ndikojë në edukimin e fëmijëve. Nuk dimë ç’të mendojmë ndaj Lindsay na detyrohesh një shpjegim!
Burimi: Daily Mail / Përshtati në shqip: Anabel