Lira Gjika: Dado që thotë se e do fëmijën si të sajin, nuk bën për këtë profesion
Dado është profesion, dhe si çdo profesion punon me pjesën racionale apo të menduar të njeriut. Dado duhet ti mësojë fëmijës:
1. Komandën dhe rregullin
2. Duhet të përdorë drejtshkrimin
3. Duhet të veprojë nëpërmjet respektit.
4. Duhet ta konsiderojë fëmijën njeri dhe jo të vogël
5. Duhet të njohë fazat e rritjes dhe cilat janë elementët e çdo etape
6. Duhet të njohë lojërat e çdo moshe
Dadoja që deklaron se e do fëmijën, që i është besuar, “si fëmijën e saj”, nuk bën për këtë profesion. Ajo nuk e njeh dhe nuk e di detyrën e saj.