Livia shikon për herë të parë vëllain nga babai, letra emocionuese: Të kam ndjekur ditë e natë… (FOTOT)

Livia është surprizuar një ditë më parë në emisionin “S’e Luan Topi”, duke parë për herë të parë imazhin e vëllait të saj, Dario.

Teksa po tregonte se nuk kishte folur me të pasi nuk e kishte gjetur në rrjetet sociale, Erjona Rusi i tregoi asaj dy fotografi të vëllait të saj.

“Para se të futesha në Big Brother nuk e kam gjetur më në rrjetet sociale. E kërkova dhe nuk e gjeta. Është një nga kureshtjet më të mëdha që të shoh vëllain tim. Është pak e çuditshme por unë e ndjej atë përgjegjësinë e motrës së madhe edhe pse nuk jemi njohur kurrë, edhe pse nuk e kam përjetuar babin. E ndjej atë pjesën ‘ej jam motra e madhe ke ndonjë gjë për të më treguar, kam diçka për të thënë, për të mësuar’. Atëherë që kam folur me Darion kam ndjerë shumë mirësi. Besoj që më ka parë dhe më vëmendje”, tha Livia për vëllain e saj.

Pas këtyre fjalëve të ish-banores së “Big Brother VIP 4”, moderatorja e emisionit i nxori në led dy foto të Darios dhe Livia u shpreh menjëherë:

“Po ky qenka garip. Unë e dija që ishte biond. O dritë dielli, kaçurrel. Tani është 19 vjeç. Ndoshta ngjajmë nga pjesa e vetullave. Kush e di sa i gjatë është. Jemi fis i bukur, ça me thënë. Jam shumë e emocionuar. Po ti Dario kur do vish. Qenka bukurosh. Më jep një ndjesi shumë pozitive, shumë të mirë. Garip si motra. Me zor po pres ta takoj”.

Por supriza nuk mbaronte me kaq, pasi Dario kishte vendosur që t’i shkruante edhe një letër, e cila e emocionoi shumë ish-banoren e BBV 4:

“Ciao Livia! U bë një kohë e gjatë që kam dashur të të nis këtë mesazh, por mesa duket tani ka dashur fati që të na bashkojë. Ti e di shumë mirë që nuk jemi takuar kurrë, unë jam shumë kurioz të të shoh nga afër edhe të flas gjatë me ty, të dalim shëtitje së bashku, e pse jo ta fitojmë kohën që kemi humbur. Të kam ndjekur natë e ditë në eksperiencën tënde në Big Brother, më ke bërë të ndihem krenar që jam vëllai jot. Nëna ime gjithmonë më thotë se ata që qëndrojnë me ty pavarësisht të gjithave janë miqtë e tu të vërtetë dhe mos harro se për një vëlla, motra është mikesha më e mirë në botë. Të përqafoj dhe bashkë me babin të presim sa më shpejt pranë nesh”.

Share With:
Translate »
36 Views