lliri ka një mesazh për bashkëshorten: Ndihem në faj

Vip-at e Big Brother tashmë kanë disa javë të izoluar, pa pasur asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tyre.

Mëngjesin e sotëm, Iliri i rrëfeu Sabianit se ndihet në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.

“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkoh unë rri gjithë ditën”,– tha ai.

Nga ana tjetër Sabiani e ngushëlloi duke i thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se ata me siguri janë krenarë për rrugëtimin e tij në këtë eksperiencë të re.

Kujtojmë se Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Fryt i dashurisë së tyre disa-vjeçare është Emily e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.

Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe nuk ngurron asnjëherë që ta shprehë talentin e së bijës në këtë fushë.

Më herët, Ilir Shaqiri ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe ata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm si atë e bijë, por edhe si shokë të ngushtë që ndajnë bashkë çdo sekret.

Share With:
Translate »
189 Views