Lojërat Olimpike/ Në të njëjtën kategri ku garoi e ëma 40 vite më parë, e reja fiton dy medalje të arta
Është vetëm 17-vjeçare, por Samër MekIntosh ka marrë statusin e legjendës së notit. Gjatë konkurrimit në Paris 2024, notarja kanadeze ka fituar dy medalje të arta, një medalje argjendi dhe ka vendosur një rekord olimpik.
Triumfi më i fundit erdhi në garën e 200 metrave flutur. Në konkurrimin e saj të preferuar dhe pas paraqitjeve të dy viteve të fundit, MekIntosh nisej si favorite dhe i respektoi parashikimet.
Por ajo që e bën akoma më të veçantë historinë është se nëna e McIntosh-it, Jill (e lindura Horstead), konkurroi për ekipin e Kanadasë në 200 metra flutur për femra në Los Angeles 1984, duke u renditur në vendin e nëntë. Të enjten, ajo ishte duke brohoritur për vajzën e saj për një medalje të artë në të njëjtën garë në të cilën mori pjesë 40 vjet më parë.
“Është shumë bukur të fitosh 200 fly, sepse kjo, deri tani, ishte ngjarja e saj kryesore,” tha McIntosh për nënën e saj pas garave të së enjtes. “Pra ta ndash atë moment me të është shumë bukur. E di që ajo është shumë krenare për mua së bashku me pjesën tjetër të familjes sime. Nuk mund t’i falënderoj sa duhet.”/Living