Lolita ka filluar blerjet për bebushen

Një nga dasmat që ka bërë bujë këtë vit ka qenë pikërisht martesa e vokalistit të NRG Band, Besnik Qaka dhe Lolita Begollit. Dyshja janë martuar në një ceremoni në Pejë afër miqve dhe familjarëve. Teksa detajet e dasmës ishin mjaft glamuroze, çmimi u mbajt i fshehtë për çështje modestie, kurse medait nuk ndaleshin së raportuari për detajet. Me dasmën, vjen edhe fëmiu, ku si duket tashmë bashkëshortja e Besnikut, Lolita ka filluar të bëhet gati që të presë fëmijën e parë të çiftit, një vajzë. Në një imazh të publikuar në InstaStory nga Lolita shihen këpucët që ajo i ka bërë gati për beben që do vijë në jetë me mbishkrimin: “Sa bukur”. Teksa Lolita është e zënë duke u përgatitur për të pritur në jetë vajzën, i zënë është edhe bashkëshorti.

Share With:
Translate »
854 Views