Loredana i kërkoi publikisht një bebush dhe si iu përgjigj Mozzik?

Loredana dhe Mozzik kanë qenë gjithmonë një ndër çiftet me vëmendjen më të madhe të publikut dhe mediave, të cilët ndiqen me kuriozitet të madh në çdo lëvizje.

Pavarësisht ndarjes së përkohshme, duket se ndjenjat e tyre kanë qenë më të mëdha se çdo pengesë tjetër, ndaj Lori dhe Mozzi janë kthyer sërish bashkë.

Për më tepër, ata duket se kanë nisur planet për të ardhmen. Të paktën kështu lë të kuptohet reperja nëpër rrjete sociale.

Pak orë më parë, ajo bëri namin në rrjet teksa shprehu publikisht dëshirën për një fëmijë të dytë (me Mozzik sigurisht). Pasi shkroi “Dua një fëmijë të dytë”, ajo ndau një sërë fotosh me partnerin dhe ndjekësve aq iu desh. (Kliko këtu)

Loredana i kërkoi publikisht një bebush dhe si iu përgjigj Mozzik?

Megjithëse nuk foli drejtpërdrejt për këtë temë, ai ndau gjithashtu në InstaStory foto me Hanën e Loredanën, duke dashur të tregojë edhe njëherë familjen e tij që të gjithë dyshojnë se po zgjerohet.

 

Epo, këto janë shenja super të qarta që diçka po zien në familjen e tyre të bukur dhe jemi kaq kuriozë ta mësojmë sa më parë!

Që tani, fansat kanë nisur ‘bastet’ nëse Hana do të bëhet me motër ose vëlla.

Si thoni ju?

Share With:
Translate »
433 Views